Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit ka disa pika që janë problematike për Kushtetutën e Kosovës

 

 

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë.

Kurti ka thënë se ajo që është nënshkruar në Uashintgon nuk do të hidhet krejtësisht, pasi që pika e fundit e asaj marrëveshje e cila ishte njohja e Izraelit në Kosovë është zbatuar dhe sipas tij kjo është pjesa më e vlefshme e marrëveshjes.

 

 

Tutje, kreu i ekzekutivit kosovarë thotë se kjo marrëveshje ka disa pika që janë problematike për Kushtetutën e Kosovës dhe se duhet të bëhet kujdes me to.

“Ne nuk duam ta mohojmë atë në parim, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ka edhe disa pika që janë problematike për kushtetutën tonë që janë nënshkruar si një zotim nga Kryeministri i mëparshëm. Vetëm të përmendim, faktin që ne nuk do të lobojmë dhe angazhohemi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Kjo shkon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti në një intervistë për EWB.

Kurti ka përmendur edhe mbështetjen që ai ia dha presidentit Biden, duke thënë se qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishin krejt të kundërta pasi që ai lobonte fort për ish-presidentin Trump.

 

\RTV-Okarina\