Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorët, e civilët shqiptar të cilët u vranë nga forcat serbe në Gjakovë.
Ai ka shkruar se 22 vjet më pas, i kujtojmë të rënët me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë.
“Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe.
Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet.
22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë” shkruan Kurti në përkujtim.