Kurti iu shkruan letër falenderuese presidentit të Truqisë dhe kryeministrit të Izraelit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu ka shkruar nga një letër ë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan IndeksOnline.

Kurti presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i shkroi se kur të formohet qeveria pret që të zgjeroj dhe thelloj marrëdhëniet përmes komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit.
Ndërsa, kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, Kurti e falenderoj për ftesën për ta viziuar shtetin e Izraelit duke i premtuar se do ta bëj atë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.