Kurti tha se nuk ka kohë të merret me deklaratat e të tjerëve, por sipas tij, ata duhet t’i sqarojnë vetë deklaratat e tyre.
“Republika e Kosovës është para një referendumi gjithëpopullor ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”, tha Kurti, pas homazheve që bëri te vendi ku 14 vjet më parë u vranë aktivistët e VV-së, Mon Balaj e Arben Xheladini, në një protestë të organizuar kundër Pakos së Ahtisaarit.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë së bashku me ShBA-në dhe partnerët evropianë, ndërsa ka kërkuar nga Kurti të sqarojë se kush janë parterët e tij për “Republikën e Tretë”.
“Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar Mustafa