Përmes një postimi në rrjetin social “facebook” Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtori Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar familjet, Dehari dhe Xheladini.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se i gëzohen fitoreve që i kanë përpara, por edhe do t’i kujtojnë aktivitetet e Vetëvendosjes të cilët nuk janë në mesin tonë.
“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021, i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kujtojmë se në vitin 2016, Astrit Dehari është gjetur pa shenja jetë në burgun e Prizrenit.
Ndërsa në vitin 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me plumba gome nga Policia e UNMIK-ut gjatë një proteste të organizuar nga VV. /RTV-OKARINA