Kurti: Ende nuk e kam lexuar raportin e SHBA-së për Ujmanin

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liqenin e Ujmanit dhe se për këtë kanë ekipin që do të merret.

Kurti pas një simpoziumi me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”, në një deklaratë të shkurtër për media tha se raportin e SHBA-së për Ujmanin do ta komentojnë më vonë.

 

 

“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”,  u shpreh shkurt Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha nuk është përgjigjur rreth çështjes së liberalizimit të vizave pas takimit që ka pasur ditë më parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe, një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.