Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka pasur përgjigjie kur është pyetur nëse do ta diskutojë më presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, temën e të pagjeturve.
Megjithatë ndërsa bëri homazhe dhe nderime tek Memoriali për të Pagjeturit, Kurti u zotua se do të sjellë drejtësi, për jetët e humbura nga gjenocidi serb.
”Të zhdukurit me dhunë, duhet të duken në përgjegjësinë institucionale dhe përgjegjësinë qytetare. Të gjithëve ata na mungojnë. I mungojnë të ardhmes tonë”.
”Sot shënojmë edhe 22 vjetorin e Masakrës së Mejës, që është një dëshmi tjetër e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.
”Duhet që ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e gjenocidit në Kosovë, të sjellen para drejtësisë që të akuzohen, gjykohen e dënohen. Kjo është një plagë e hapur që nuk e mbyll kalimi i kohës”.
”Si Kryeministër i Republikës, bashkë me Presidenten, e Kryetarin e Kuvendit jemi zotuar se do të bëjmë çka mundemi e dimë, por natyrisht që do të ndihmojmë për sjelljen e drejtësisë dhe sjelljen e së vërtetës. E vërteta është përpjekur të varroset në Batajnicë, fusha, male, liqene, por ju e dini se ajo u rishfaq”.
Mes tjerash ai deklaroi se në raport me Serbinë duhet qëndruar të bashkuar.
”Në raport me Serbinë, e për hir të së ardhmes tonë, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë”.
”Iu jam mirënjohës familjeve që kurrë nuk ndalën aktivitetin e tyre, nëpër protesta, në vapë e acar, me lot në sy, në kërkim të më të dashurve të tyre”.
\RTV-Okarina\