Kandidari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani sot do të presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për tu konsultuar për formimin e institucioneve, shkruan IndeksOnline.
Ky takim do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit në ora 14:30.
Gjatë kësaj jave, Kurti e Osmani kanë takuar përfaqësuesit e partive politike para formimit të Qeverisë Kurti II.
Deri më tani, PDK dhe AAK kanë thënë se nuk do të votojnë Osmanin për presidente e as nuk do t’i bëjnë korum.
Me takimin me Lumirin, Kurti dhe Osmani përfundojnë takimet konsultative me partitë politike rreth formimit të Qeverisë.
\RTV-Okarina\