Kurti: Do ta krijojmë Fondin e sigurimeve shëndetësore

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka thënë sot se do të krijojnë Fondin për Sigurime Shëndetësore.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret.

“Nene 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtje shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me Sistemin e Informacionit Shëndetësor, do të sigurojmë udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe do të shkojmë drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, shkruan Kurti.

Sipas kandidatit për kryeministër askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret.