Sot nga ora 11:30 do të mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës. Siç njofton Qeveria, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryeministri Kurti.
Pjesë e Grupit Punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit.
Para pak javësh, ministria e Drejtësisë kishte ftuar qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë në këtë proces duke dërguar dokumente dhe dëshmi të tjera të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
\RTV-Okarina\