Kandidati për kryeministër, Albin Kurti sot ka thënë se do të krijojnë Fondin për Sigurime Shëndetësore.
Në një postim në Twitter Kurti shkruan se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret.
“Nene 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtje shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me Sistemin e Informacionit Shëndetësor, do të sigurojmë udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe do të shkojmë drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, shkruan Kurti.