Takimi i radhës mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 19 korrik.
Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano.
Takimi i parë mes dyshës Kurti-Vuçiq u zhvillua më 15 qershor në Bruksel.
Në këtë takim kryeministri Kurti kishte propozuar 4 pika, por që ishin refuzuar nga presidenti serb.
Para disa ditesh në Bruksel është zhvilluar një takim mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh.
/RTV-Okarina