Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë thërrasin konferencë për media

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot do mbajnë konferencë për media.

Përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se konferenca do të mbahet prej orës 14:00, ndërsa nuk janë treguar arsyet pse është thirrur kjo konferencë, transmeton rtvokarina.

Kujtojmë se Kosova është duke kaluar një situatë stabile sa i përket pandemisë COVID-10, ku tash e disa ditë ka një numër të ulët të infektimeve por edhe raste të rralla me viktima nga COVID-19.rtvokarina.