Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë është artificiale dhe duhet të ç’fryhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot fabrikën e vajit “Floil” në Gjilan.

Nga atje ai ka deklaruar se aktualisht ka rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar që do thotë se ka rezervë për një muaj.

Sipas Kurtit, fryrja e çmimit të vajit sot në Kosovë është artificiale dhe kjo duhet të zbret menjëherë.

Ai tha se kjo fryrje prej 3.49 euro është në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe duhet të ç’fryhet.

Kryeministri ka deklaruar se çmimi i vajit në Kosovë aktualisht është më i larti në botë.

Kryeministri ka paralajmëruar gjoba ndaj gjithë atyre që po abuzojnë me këto çmime.

Inspektorët e tregut kanë dalë në terren dhe sipas Kurtit ata po bëjnë dokumentimin e të gjitha shkeljeve ku më pas do të pasojnë gjobat.