Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP) lidhur me vendimet që kjo e fundit i ka marr.
Sipas Kurtit, bordi i AKP-së paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional.
“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”, ka shkruar Kurti në Facebook, trasmeton Telegrafi
Ai ka kërkuar që ky bord të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.
Në programin tonë qeverisës kishim paraparë edhe ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit…
Posted by Albin Kurti on E martë, 23 Shkurt 2021