Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e Fehmi e Xhevë Lladrovcit, lidhur me këtë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe te shtatorja e tyre në Drenas.
Kryeministri, ndër të tjera, ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së UÇK-së, teksa shtoi se tashmë ata janë pjesë e historisë moderne të Kosovës.
“Që nga vitet ’80 e tutje emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Por ashtu, siç emri i Azem Galicës, rëndom përmendet bashkë me emrin e gruas së tij Shotës, edhe emri i Fehmi Lladrovcit është bërë i pashqitshëm nga emri i gruas së tij Xhevë Krasniqit”, u shpreh Kurti.