Kuqica bëhet me ujë të pijshëm falë kryetarit Jashari, I pari i komunës monitoroi nga afër fillimin e punimeve

 

Sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me asambleistë, drejtorë e zyrtarë komunal, vizituan fshatin e bukur, Kuqicë me rastin e fillimit të projektit të instalimit të kyqjeve individuale në rrjetin e ujësjellësit të financuar nga komuna jonë.

Jashari u shpreh mjaft i lumtur pasi që për herë të parë qytetarët e fshatit Kuqicë, brenda një 1 muaj e gjysmë do të bëhen me ujë të pijshëm nga ky rrjet ujësjellësi, premtim, të cilin Jashari ua ka dhënë vitin e kaluar qytetarëve të këtij fshati.

 

“Nuk do të ndalemi me kaq, brenda këtij muaji do të fillojmë me instalimin e ujësjellësit edhe në LLaushë, Burojë e Aqarevë, për të vazhduar me pas brenda këtij viti edhe në fshatrat e bashkësisë lokale të Likocit e Rezallës.”, deklaroi Jashari.

 

Ndër të tjera Jashari citoi që brenda mandatit të tij qeverisës po bëjnë me ujë të pijshëm 25 fshatra të komunës sonë e me këtë rast u shpreh falenderues ndaj Qeverisë Zvicerane  për instalimin e gypit kryesor dhe Ministrinë e Mjedisit për përkrahjen në instalimin e kyqjeve individuale në disa fshatra.

 

 

“Në fshatin Kuqicë përveç ujësjellësit kemi investuar edhe në ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, shtrirjen e shërbimeve për mbeturina, kurse gjatë vitit do të ndërtojmë edhe një poligon sportiv për të rinjtë e këtij fshati. “, u shpreh kryetari Jashari.

Në këtë ditë të veçantë , Jashari i uroi qytetarët e Kuqicës për fillimin e këtij projekti jetik e që ndikon edhe në evitimin e shpërnguljes së qytetarëve nga ky fshat të cilin do ta bëjnë edhe më turistik me investimet që planifikojnë t’i realizojnë në të ardhmen.

\RTV-Okarina\

 

Kuqicën po e bëjmë me ujë të pijshëm!

Jam i lumtur që për herë të parë qytetarët e fshatit Kuqicë, brenda…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Thursday, May 6, 2021