Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur me inicialet Z.Q., A. Ç., dhe L.I.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.Q., më 19 dhjetor 2020, në Kaçanik, me dashje ka tentuar që të privoj nga jeta të dëmtuarin A.A., duke e goditur të njëjtin me një mjet të mprehtë-thikë, në pjesën e pasme të kraharorit të majtë, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor dhe të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Kurse, i pandehuri L.I., me qëllim të dinjitetit të personit tjetër e sulmon fizikisht të dëmtuarin K.T., duke e goditur të njëjtin me mjet të mprehtë-thikë në pjesën e anës së majtë të shpinës, ashtu që i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor për çka i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërsa, i pandehuri A. Ç., ka marr pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit A.A., me ç’rast ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.