Kryeziu: Fluksi i qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë fundjavës nuk është shkaktuar nga masat e reja

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se masat e reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 nuk kanë shkaktuar fluksin e qytetarëve për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.

Kryeziu me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se gjatë kësaj fundjave në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa sipas tij, në muajin prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

“Fluksi i madh në pikat kufitare, me theks në drejtim të Shqipërisë, i regjistruar këtë fundjavë edhe mund të jetë ndikuar nga masat e fillimit të javës së kaluar, por nuk është shkaktuar i gjithi nga to. Sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën janë regjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë. Sa për krahasim, në vitin 2019, atëherë kur nuk kishte fare pandemi, në një fundjavë të krahasueshme, sikurse ajo e 27, 28 dhe 29 prillit, që për shkak të Pashkëve ortodokse ishte fundjavë e zgjatur dhe me mot të ngrohtë sikurse kësaj fundjave, rreth 30 mijë persona ishin regjistruar të kenë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë”, ka shkruar ai.

 

Për një kohë të gjatë Kosova ka qenë vendi i vetëm me masa tejet të liruara dhe në disproporcion me përkeqësimin e…

Posted by Perparim Kryeziu on E diel, 11 April 2021