Me 22 dhe 23 gushte është mbajt kampionati i Kosovës ne not në pishine 50m zllakuqan ku klubi i notit Dielli merr pjesë me 4 notar dhe i fiton gjithsej 21 medale dhe një kup dhe për vitin 2023 fitojna kampionatin ne kategorin (D) për Meshkuj qe shpallemi kampion i Kosovës.
Edhe pse prej nga themelimi e deri me sot ky vit ka qen ma i vështirë per funksionalitetin normal si klub pasi qe jemi detyruar qe në këtë vite ti ndrrojna 2 pishina pasi qe ne pishinen ku kemi qen se funksionuari ne “onmi sport” Mitrovicë nuk funksionon pas përmbytjeve te 19 janarit dhe per momentin jemi duke i mbajt ushtrimet ne pishinen Onix spa istog edhe pse kjo rruge e ka rrit shpenzimet per kundra zi klubi prap ka arrit qe te ruaj titullin e fituar dhe te shpallet kampion i Kosovës.
Trajneri dhe notaret e kn Dielli ne kete vite jan takuar me kryatarin z. Nura edhe pse premtimet ne takim jan dhan se per vitin 2023 do te mbulohen 50% te shpenzimeve te klubit nga ana e komunes fatkeqësisht ky zotim i kryetarit Nura nuk u mbajt sa qe klubi është i detyruar qe ne vitin 2024 te shikoj edhe mundesi tjera te përfaqësimit vetem e vetem qe te ekzistoj si klub e mos te shuhet. /OkarinaPress/