Kryetari Jashari uron Konjufcen dhe Kurtin për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt ka pritur Presidentin në detyrë, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku të cilët i ka shoqëruar  gjatë homazheve që bënë tek dëshmorët e familjes Jashari.
Gjithashtu, Jashari uroi  z. Konjufca e z. Kurti për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit.
“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i urova z. Konjufca e z. Kurti për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit duke iu dëshiruar shëndet e punë të mbarë para shumë sfidave që kemi përpara.”shkroi ai
Postimi i plotë:
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prita Presidentin në detyrë, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilët i shoqërova gjatë homazheve që bënë tek dëshmorët e familjes Jashari
Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i urova z. Konjufca e z. Kurti për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit duke iu dëshiruar shëndet e punë të mbarë para shumë sfidave që kemi përpara.
Menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, luftimi i korrupsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështesim edhe ne si shoqëri.
Urime!