Kryetari Jashari uron 8 Marsin, ditën e gruas

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në  llogarinë e tij në “facebook” ka uruar festën e 8 Marsit.

Jashari tha se 8 marsi, dita e gruas, simbolizon përpjekjet e palodhura të grave për të pasur një pozitë më të avancuar në shoqëri.
“Kjo datë historikisht shënon punën që kanë bërë̈ gratë̈ për t’u bërë̈ pjesë e vendimmarrjes, duke u ballafaquar në anën tjetër me trysninë̈ që i’u është bërë nga vetë shoqëria patriarkale. Edhe pse duke qenë pjesë e një shoqërie që nuk i kanë respektuar sa duhet të drejtat e grave shqiptare, gratë përsëri ja kanë dalur të mposhtin çdo paradigmë të krijuar nga vetë shoqëria”, tha Jashari.
Bekim  Jashari shtoi se sot në komunën që ai udhëheq gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes institucionale, pjesë e udhëheqjes së drejtorive përkatëse, sot po ashtu kemi gra në pozita udhëheqëse në Komunë, institucione shkollore dhe të tjera vendimmarrëse në nivelin lokal.
Jashari po ashtu premtoi përkrahje të madhe për të gjitha gratë në të gjitha fushat.
“Pjesëmarrja e grave në të gjitha sferat është jetike, andaj përkrahja ime si kryetar komunë, nuk do të mungoj asnjëherë. Bashkë me ju në vazhdimësi do të bëjmë përpjekje dhe punë që gratë të avancohen dhe të jenë në pozitën e duhur në shoqërinë tonë”,shkroi ai.
Postimi i plotë:

Urime dita e gruas të gjitha nënave e motrave shqiptare!

8 marsi, dita e gruas, simbolizon përpjekjet e palodhura…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E hënë, 8 Mars 2021