Kryetari Jashari priti në takim familjarët e dëshmorëve, për ta festuar bashkarisht Ditën e Çlirimit

 

Shënimin e ditës së çlirimit të komunës së Skenderajt, kryetari Jashari e përmbylli me një takim shumë të veçantë, me familjarët e dëshmorëve të komunës sonë,  të cilët ia falën më të dashurit e tyre vendit dhe Lirisë që sot po e gëzojmë.

 

 

Jashari para familjarëve të dëshmorëve, deklaroi që secili nga ta me kujtimet dhe historitë e tyre kanë një vend të veçantë përjetë në zemrën time, sepse po ato histori e kujtime i kam dhe unë, andaj do të vazhdoj të jem afër tyre  dhe në shërbim të secilit prej tyre deri në frymën  e fundit.

 

 

Gjithashtu uroi që vitin e ardhshëm, këtë ditë të shenjtë ta festojmë bashkë edhe me çlirimtarët tonë: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, e të tjerë, të cilët po akuzohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

 

\RTV-Okarina\