Kryetari Jashari në bashkëpunim me fondacionin “Qatar Charity” u del në ndihmë familjeve në nëvojë

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, kryetari Jashari ka bërë të ditur që ai bashkë me fondacionin “Qatar Charity, dje dhe sot kanë mbështetur 400 familje në nevojë të komunës Skenderaj, me pako ushqimore dhe dimërore.

 

“Si Kryetar i Komunës, në emër të qytetarëve të Skenderajt, shprehi mirënjohje për organizatën “Qatar Charity”, për bashkëpunimin dhe pëkrahjen e dhënë në vazhdimësi për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt”, shkruan Jashari në Facebook.

/RTV-Okarina/