Kryetari Jashari nderon dhe kujton dëshmorët dhe martirët e rënë 22 vite më parë

 

Ishte vetëm 17-vjeçar, por Gëzim Ferizi zgjodhi ti shërbejë atdheut!

Andaj edhe ra dëshmor si një nga lulet e shumta të lirisë, për tu mbajtur mend dhe për të mos vdekur kurrë më!

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Gjeneral Nuredin Lushtaku, deputetin Haxhiu, kryetarin e veteranëve Emin Lati, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunalë, asambleistë, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë, në nderim të veprës sublime të dëshmorit Gëzim Ferizi bënë homazhe dhe vendosën lule tek pllaka përkujtimore e dëshmorit në 22 vjetorin e rënies.

 

 

Me këtë rast, Jashari deklaroi që është dhe mbetet obligim moral dhe shtetëror ti nderojmë dhe kujtojmë ata që ranë për lirinë e vendit, njëkohësisht bëri thirrje për unitet shtetëror në mënyrë që ta jetësojmë amanetin e tyre.

Në anën tjetër, babai i dëshmorit, Nebih Ferizi, në një fjalë rasti u ndje tejet falenderues ndaj kryetarit Jashari dhe gjithë pjesëmnarrësve që nderuan dhe kujtuan gjakun e djalit të tij dëshmor.

Tutje, nënkryetari Gjeneral Nuredin Lushatku, bashkë me deputetin Haxhiu, kryetarin e veteranëve Emin Lati, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunalë, asambleistë, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë, bënë homazhe edhe pranë varrit të dëshmorit, Mustafë Haxhiu dhe martirit Bedri Haxhiu, në nderim të veprës së tyre sublime në 22 vjetorin e rënies.

Me këtë rast, deputeti Haxhiu e ngriti lartë veprën dhe aktin heroik të dëshmorit, Mustafë Haxhiu dhe martirit Bedri Haxhiu, duke theksuar që është obligim ti nderojmë dhe kujtojmë ata që i falën jetën Kosovës.

 

 

E në emër të familjes, u shprehen mirënjohës dhe falenderues ndaj gjithë pjesëmarrësve, të cilët nderuan dhe kujtuan gjakun e dëshmorit dhe martirit Haxhiu.

Në anën tjetër, në një prononcim për mediumin RTV-Okarina, familjarja e ngushtë e dëshmorit, u ndje tejet falenderuese ndaj Komunës së Skenderajt, pjesëmarrësve e në veçanti kryetarit Jashari, për këtë inciativë në shenjë nderimi për dëshmorët dhe martirët e vendit.

Pas nderimeve dhe homazheve pranë varrit të dëshmorit dhe martirit Hahxiu, u realizua edhe një pikë artistike kushtuar dëshmorëve dhe martirëve që ranë për të mos vdekur kurrë më.

Homazhet vazhduan edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, pranë varrit të dëshmorit Isuf Aliçkaj, për të nderuar dhe kujtuar veprën e tij sublime në 22 vjetorin e rënies.

 

 

 

 

Me këtë rast, nënkryetari i komunës së Skenderajt, Gjeneral Nuredin Lushataku deklaroi që e kemi obligim ti kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët që ranë për lirinë e vendit, dhe të punojmë fortë që ta jetësojmë amanetin e tyre.

Në anën tjetër, në emër të familjes së dëshmorit, falenderuan të gjithë pjesëmarrësit që kujtuan dhe nderuan gjakun e tij në 22 vjetorin e rënies.

 

\RTV-Okarina\