Kryetari Jashari nderon dëshmorin Shefqet Kerolli dhe martirët e fshatit Polac

 

Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin  e rënies, bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli, në Kompleksin  Memorial të dëshmorëve në Marinë.

Tutje vazhduan me homazhe edhe në fshatin Polac, për ti nderuar gjithë martirët e rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi  për ta është obligim i ynë moral e institucional.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, shkruan ndër të tjera Jashari.

/RTV-Okarina/

 

Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, April 7, 2021