Sot kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me deputetin, Bekim Haxhiu, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe për dëshmorin, Kujtim Ahmeti dhe martirin Naim Gashi nga Tërnavci, në 22 vjetorin e rënies së tyre.
Para familjarëve e të pranishmëve të tjerë, Jashari duke vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve dhe martirëve të Lirisë, bëri thirrje që të bashkohemi në kauzën tonë të përbashkët për zhvillimin e shtetit dhe krijimin e perspektivës për rininë tonë.
“Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!”, shkruan ndër të tjera Jashari në llogarinë e tij në facebook.
\RTV-Okarina\