Kryetari Jashari nderon dëshmorin Halim Brahimi në 22 vjetorin e rënies

 

Sot kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me nder e krenari, në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Halim Brahimi, bashkë me Nënkryetarin, Gjeneral Nuredin Lushtaku, Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorit e qytetarë, vendosën lule dhe bënë homazhe tek varri i tij në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Dëshmori, Halim Brahimi, ishte një luftëtar shembull i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me luftën e tij heroike kreu obligimin ndaj atdheut tonë, duke rënë heroikisht në emër të Lirisë së Kosovës.

 

 

 

 

“Lavdi dëshmorit Halim Brahimi dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, shkruan ndër të tjera Jashari.

\RTV-Okarina\