Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteran e qytetarë, bënë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorit Idriz Rreci, në parkun e qytetit.
Po ashtu sot Kryetari Jashari bashkë me stafin e tij bënë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorit Demir Ahmeti, tek shkolla teknike “Anton Çetta”, në nderim të veprës heroike të tij.
Jashari deklaroi që dëshmorët dhe martiret e lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme, andaj vendosja në vend e amanetit të tyre është obligim i yni i cili nuk duhet të anashkalohet kurrsesi.
“Dëshmorët dhe martiret e lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme, andaj vendosja në vend e amanetit të tyre është obligim i yni i cili nuk duhet të anashkalohet kurrsesi.
Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkruan ndër të tjera kryetari Jasahri.
/RTV-Okarina/
Bashkë me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, shoqatat e dala…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Monday, April 19, 2021