Kryetari Jashari me Kforin amerikan

Bashkë me ushtarë amerikanë, shqiptarë, austriakë  dhe sllovenë të KFOR-it, vizituam Qendrën Rinore në Skenderaj, të cilët kësaj qendre i dhuruan donacion inventar dhe pajisje elektronike të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të të rinjve të komunës sonë.
Për këtë përkrahje mjaft të rëndësishme falënderova donatorët dhe vlerësova lartë kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të të rinjve në zhvillimin e talenteve të tyre.
Pas kësaj ceremonie të dorëzim-pranimit të donacionit bashkë me ushtarët dhe të rinj të qytetit tonë, në sheshin “Adem Jashari” pijmë kafe dhe bashkëbiseduam për tema të ndryshme me interes të përgjithshëm shoqëror.
Jam i lumtur që falë angazhimit tonë, tashmë kemi nënshkruar disa marrëveshje me donatorë ndërkombëtar për mbështetjen e të rinjve tonë me grante të ndryshme, të cilat për vitin që vjen arrijnë shumën prej rreth gjysmë milioni euro.
Për rininë tonë! RTVOKARINA