Bekim Jashari,Kryetari i Komunës së Skenderajt, ka thënë masakra e Rezallës është shembull i sakrficës, dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë.
Ai këto komente i ka bërë gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në 22 vjetorin e maskarës së Rezallës.
“Masakra e Rrezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit që serbët bënë në Kosovë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurit e tyre kanë pritur gjetjen e trupave të familjarëve të tyre, ku unë si kryetar vazhdimisht kam ngritur zërin në këtë drejtim”, theksoi tutje ai.