Sot është bërë një vit nga shfaqja e rasteve të para me covid-19, e kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook” ka falendëruar të gjithë personat që kanë kontribuar në menagjimin e pandemis.
“Një vit pas, i falënderoj të gjithë ata që kontribuan gjatë kësaj periudhe: Mantelbardhët që qëndruan në vijen e parë të frontit, qindra donatorë e humanistë që kontribuan me mjete financiare e pako ushqimore për familjet në nevojë, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Komunal, mësimdhënësit dhe institucionet tjera lokale e qëndrore që punuan pa u ndalur në këtë situatë pandemike” shkroi ai
Gjithashtu Jashari tregoi se gjatë këtij viti pandemik Komuna e Skenderajt ka ndihmuar 5 mijë familje në nevojë për 3 herë radhazi.
Postimi i plotë:
Sot një vit nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19 në Kosovë, një vit me shumë sfida, por që falë kontributit të secilit ia arritëm që të kemi një menaxhim bukur të mirë të kësaj pandemie.
Një vit pas, i falënderoj të gjithë ata që kontribuan gjatë kësaj periudhe: Mantelbardhët që qëndruan në vijen e parë të frontit, qindra donatorë e humanistë që kontribuan me mjete financiare e pako ushqimore për familjet në nevojë, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Komunal, mësimdhënësit dhe institucionet tjera lokale e qëndrore që punuan pa u ndalur në këtë situatë pandemike.
Një falënderim i veçantë për qytetarët e komunës sonë për respektimim e masave anti COVID-19, edhe përkundër vështirësive të mëdha që kishim.
Gjatë kësaj periudhe jam angazhuar maksimalisht në përkrahje të familjeve në nevojë, ku bashkë me donatorë e humanistë kemi përkrahur mbi 5 mijë familje për tri herë radhazi brenda vitit 2020.
Po ashtu kemi marrë vendim për ndarje të subvencioneve për të infektuarit dhe familjet e atyre që humbën betejen me këtë virus, të cilave edhe sot iu shprehi ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre.
Lufta jonë kundër kësaj pandemie po vazhdon edhe sot, andaj bëj apel tek qytetarët që të mos neglizhojnë këtë virus por të shtojnë kundesin e tyre duke mbajtur maskën dhe ruajtur distancën.
Uroj që institucionet tona të rrisin angazhimin e tyre institucional në menyrë që sa më shpejtë të sillen në shtetin tonë vaksinën anti-COVID-19.
Bashkë, duke përkrahur njëri-tjetrin do të tejkalojmë edhe këtë sfidë jo të lehtë!
P.s Foto nga arkiva