Kryetari Jashari bënë homazhe pranë varrit të deshmorit Selman Vojvoda

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, është bërë e ditur që kryetari Jashari, në 31 vjetorin e rënies heroike të deshmorit, Selman Vojvoda, së bashku me familjen e tij, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe tek varri i tij në Llaushë.

“Dëshmori Selman Vojvoda ishte prijës i protestës popullore “Demokraci kundër dhunës”, protestë në të cilën edhe ra heroikisht për lirinë e vendit.

 

 

Lavdi dëshmorit Selman Vojvoda, lavdi gjithë të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!”, shkruan Jashari në facebook.

/RTV-Okarina/