Kryetari Bekim Jashari nuk ndalet me aktivitete as në fund të mandatit

 

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari po vazhdon me aktivitete të shumta edhe në fundin e mandatit të tij.

Puna e palodhur, modestia e tij dhe qëndrimi afër qytetarëve  ka bërë që Bekim Jashari të fitoj respektin dhe dashurinë anëekënd Kosovës dhe më gjer.

Jashari sot bëri homazhe tek varri dhe nderime tek busti i mësuesit Halit Geci.

 

“Në 24 vjetorin e rënies sot bëmë homazhe tek varri dhe nderime tek busti i mësuesit Halit Geci nga fshati Llaushë.
Me këtë rast mora pjesë edhe në shënimin e ditës së shkollës që me krenari mbanë emrin e mësuesit Halit Geci, në varrimin e të cilit me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.
24 vite me parë, pas disfatës nga ushtria jonë çlirimtare, forcat serbe sulmuan shkollën e Llaushës ku mësuesi i Lirisë, Halit Geci, ra në vendin e tij të punës, para nxënësve të cilët i edukoj dhe motivoj për mbrojtjen e vendit deri në rënien e tij.
Lavdi mësuesit Halit Geci dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, shkroi Jashari në “Facebook”.
\RTV-Okarina\