Kryetari Bekim Jashari nderon dëshmorin Behxhet Shabani

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit, drejtorë komunal e qytetarë, bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Behxhet Shabani, në fshatin Baks të Skenderajt.
Behxhet Shabani, si pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981, ishte i përndjekur politikisht nga regjimi shovenist serb dhe për këtë arsye për 17 vite kishte jetuar jashtë atdheut e larg familjes.
Në luftën tonë çlirimtare ai u kthye për t’i dalë zot vatanit, duke rënë heroikisht në Koshare, në vitin 1999.
“Para familjarëve të dëshmorit dhe qytetarëve të pranishëm, vlerësova lartë kontributin e dëshmorëve në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e të parëve tonë.”, shkruan ndër të tjera Jashari.
\RTV-Okarina\

Së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të deshmorit, drejtorë…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, May 5, 2021