Gati në ora 1 të natës e pak para syfyrit, kryeminsitri Albin Kurti, ka uruar besimtarët mysliman për ardhjen e muajit të Ramazanit.
I pari i ezkekutivit ka thënë që përditshmëria e myslimanëve ndryshon gjatë Ramazanit.
Kurti edhe në urimin për Ramazanin tha se këtë radh Ramazani e gjen më mirë Kosovën në aspektin e shëndetit publik.
Ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik dhe do të na ngjanë më shumë me ata që kemi jetuar para pandemisë.
Në urimin e tij, Kurti ka parafrazuar një thënie të profetit Muhamed, e cila përdoret si lutje para iftarit.
Postimi i plotë:
Besimtarët myslimanë sonte po bëhen gati për një muaj të veçantë, muajin e Ramazanit. Prej sot, përditshmëria e tyre ndryshon. Me vullnet e në formë sakrifice, privojnë veten nga ngrënia e pija, me urimin se me perëndimin e diellit kalon etja e arrihet shpërblimi.
Ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik dhe do të na ngjanë më shumë me ata që kemi jetuar para pandemisë.
Të gjithë besimtarëve myslimanë, ju qoftë i lehtë agjërimi, e ju bëftë mirë syfyri i parë.