Kryeministri Kurti nesër takohet me homologun e tij francez, Macron

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet nesër me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare të Presidentit francez, takimi do të nisë në orën 19:30 në Pallatin Elisee në Paris.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Francës Emmanuel Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

 

 

Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, i cili nuk e ka konfirmuar kohën e takimit. Ai ka thënë se e vetmja gjë që mund të konfirmojë vizita e tij e cila është përmendur në komunikatë.

 

\RTV-Okarina\