Babai i kërcënon familjarët se do t’i largojë nga shtëpia, ata e denoncojnë në Polici
Një 61-vjeçar nga fshat Polac i Skenderajt po kërkohet nga Policia pasi u denoncua nga familjarët e tij për dhunë fizike dhe psikike.
Ai po dyshohet se ka sulmuar fizikisht të birin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve, si dhe ka kërcënuar familjarët e tjerë se do t’i largojë të gjithë nga shtëpia.
Përballë kësaj situate, ata kanë vendosur ta njoftojnë Policinë, që të ndërmarrin veprime para se t’u ndodhë diçka më e keqe. Si rezultat i denoncimit, njësitet policore e kanë kërkuar të dyshuarin, por i njëjti nuk është hasur askund.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti fillimisht si ‘Lëndim i lehtë trupor’, i cili ka urdhëruar që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.