KRU “Mitrovica” ka njoftuar të gjithë konsumatorët që në bazë të informatave nga Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijës në Balinc dhe Shipol, procesi i trajtimit dhe përpunimit të ujit është duke shkuar në rregull.
Impiantet po operojnë me kapacitet të plotë dhe uji është i cilësisë së lartë dhe plotëson të gjitha standardet e ujit të pijes.
“Nga mirëmbajtja teknike e rrjetit te ujit dhe kanalizimit jemi të njoftuar se ka intervenime sporadike: rrjedhje të vogla, bllokime në kanalizim etj,. por të cilat nuk do të ndikojnë në funksionimin normal të procesit te furnizimit me ujë të pijes.”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
KRU “Mitrovica” apelon tek të gjithë konsumatorët që të jenë sa më korrekt në pagimin e faturave të ujit, dhe në përdorimin racional të ujit të pijes, sidomos tani kur jemi pothuajse në prag të verës.
\RTV-Okarina\