Kroacia në kulmin e valës së katërt të pandemisë

Pavarësisht përkeqësimit të situatës shëndetësore, qeveria ka përjashtuar çdo lloj të ri bllokimi dhe kufizimesh, ndërsa vendi mbetet ndër më të hapurit në Evropë, por edhe në mesin e atyre me shkallën më të ulët të vaksinimit në kontinent.

Numri i viktimave dhe rasteve të rënda mbetet megjithatë dukshëm më i ulët se rekordet e dhjetorit në vitin 2020 kur kishte 97 vdekje në një ditë, raporton ATSh.

Green Pass-i kërkohet vetëm për personelin e kujdesit shëndetësor dhe për punonjësit e shtëpive të pleqve, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të mbyllura, përfshirë restorantet, baret, shkollat dhe universitetet nuk kërkohet kjo certifikatë.

Deri më tani vetëm 56 për qind e të rriturve e kanë përfunduar ciklin e vaksinimit, e barabartë me 47 për qind të të gjithë popullsisë së katër milionë banorëve.

Rritja e fortë e rasteve të reja ka megjithatë bëri që shumë të vendosin të vaksinohen vërehen radhë gjata në pikat e vaksinimi në të gjitha qytetet kryesore.RTVOKARINA