Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-Covid

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se Kroacia do t’i dhuroj shtetit të Kosovës 10 mijë doza të vaksinës antiCVODI-19.

“Pata kënaqësinë që të njoftoj ministren për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave si preventivë nga pandemia COVID-19 që ka lënë në masë të madhe pasoja. Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Radman.

 

 

Ministri kroat theksoi se Kroacia dhe Kosova janë tradicionalisht dy vende miqësore që kanë marrëdhënie shume të mira. “Javën e kaluar ministri i Mbrojtjes e ka vizituar Kroacinë kurse unë sot kam nderin të jem me kolegë këtu”, u shpreh Radman.

Ai theksoi se Kroacia ka qenë ndër shtete e para që ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës.  “Ne kemi dhënë përkrahje të madhe që Kosova të kryqet në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Radman.