Krisma armësh në një dasmë në Poklek të Drenasit, intervenon policia

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të mërkurën mbrëma në fshatin Poklek i Ri të Drenasit.

Policia i është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe ka kontaktuar me pronarin e një dasme që po mbahej në Hotel Nobel. Në vendin e ngjarjes, në oborrin e hotelit janë gjetur gjashtë gëzhoja të pistoletës me mbishkrimin në bazë 6.5 mm të cilat janë fotografuar dhe sekuestruar nga policia.

 

 

I dyshuari me inicialet M.L është shoqëruar nga policia për në stacion policor i cili gjatë intervistës, pasi që është njoftuar ka zgjedhur të drejtën që të mbrohet në heshtje.

Është informuar Prokurori kujdestarë i cili ka kërkuar që të iniciohet rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

/RTV-Okarina