Presidenti në detyrë i vendit Glauk Konjufca, shoqëruar nga Kryeministri Albin Kurti, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kanë pritur sot në takim udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit në Kosovë.
Në këtë takim ishin prezentë edhe prindër dhe fëmijë me autizëm.
Aty u pa të jenë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi si dhe Ministrja për Arsim, Arbërie Nagavci.
Kjo pritje iu bë atyre me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Autizmit.