“Nga tani përmes fotografive mergimtarët tonë do të çmallen me Kosovën dhe në veçanti me Drenicën heroike që dha aq shumë për Lirinë e Kosovës.
I kam realizuar me dashurinë më të madhe për vendin tim duke mos menduar asnjëherë që ato do të vendosen në shtetin tonë mik, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në München të Gjermanisë.🇽🇰🇩🇪
Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në München të Gjermanisë, në udhëheqje të z Afrim Nura për vlerësimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
Lutemi që të kemi mundësinë të bëjmë vepra të mira për shtetin dhe kombin tonë! 🇽🇰🇩🇪, ka shkruar fotografi Aliqkaj në facebook.