Kramp Karenbauer: Gjermania do të sinkronizojë planet e saj për t’u tërhequr nga Afganistani me Shtetet e Bashkuara

 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp Karenbauer, deklaroi që trupat gjermane do të tërhiqen nga Afganistani, atëherë kur do të tërhiqen edhe forcat amerikane.

Ajo shprehu pritjen që ky plan të konfirmohet në seancën e sotme të jashtëzakonshme të NATO-s.

Zyrtarët e administratës amerikane njoftuan se Presidenti i SHBA Joe Biden do të njoftojë planet për tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti, në 20 vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake në New York dhe ndërtesën e Pentagonit.

 

 

Kjo do të mbyllte kapitullin e historisë amerikane mbi luftën më të gjatë amerikane, megjithëse kritikët paralajmërojnë se paqja në Afganistan nuk është e sigurt edhe pas dy dekadash konflikti, raporton Reuters.

“Ne gjithmonë kemi thënë se do të bëjmë gjithçka së bashku, kështu që po e bëjmë atë. Kjo do të thotë që Gjermania, si një anëtare e NATO-s, do të sinkronizojë planet e saj për t’u tërhequr nga Afganistani me Shtetet e Bashkuara,” tha Anegret Kramp Karenbauer.

/RTV-Okarina/