Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shkojnë në rinumërim 494 vendvotime.
Në mbledhjen e KQZ u tha se këto vendvotime kanë shkuar në rinumërim për disa arsye, si gabimi në bartjen e votës, gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik, kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.
Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u kërkua që shkojnë në rinumërim 494 vendvotime.
Në mbledhjen e KQZ-ja, Burim Ahmetaj ka rekomanduar që këto vendvotime të shkojnë në rinumërim.
Ai bëri të ditur se janë ndarë në katër kategori vendvotimet të cilat do të rinumërohen.
Gabimi në bartjen e votës, pasi janë bartur votat gabimisht në subjektet politike dhe nuk kanë arritur ta kalojnë auditimin.
Gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë
Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik