KQZ nesër mblidhet për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mblidhet për të bërë  certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve  të 14 shkurtit .

 

 

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi.

\RTV-Okarina