Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot nga ora 10:00 tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.
Ndryshe, javëve të fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, ku partitë opozitare kanë bërë thirrje që të shkurtohet periudha e fushatës zgjedhore.
\RTV-Okarina\