Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë konfirmuar se 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi përmes një konference për media.
Ai ka thënë se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.
Për emrat e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik.
KQZ-ja sot gjithashtu njoftoi se vendimi përfundimtar për kandidatët për deputetë se a mund të garojnë në zgjedhje, do të merret më së largu me 22 janar 2021.
/RTV-OKARINA