Ibrahim Berisha shënon historinë, zgjedhet deputet në Parlamentin e Friburgut.
Zgjedhjet e 7 marsit në Zvicër ia siguruan një ulëse në Parlamentin komunal të Friburgut bashkatdhetarit Ibrahim Berisha.
Me 2 878 vota, Berisha arriti të hyjë në histori si shqiptari i parë i zgjedhur në këtë post.
Por aktiviteti politik i Berishës nuk është i ri. Ai ka nisur të merret me politikë qysh nga viti 1992 derisa është anëtarësuar në Partinë Socialiste në vitin 2009.
Për më tepër ai rrëfen pse zgjodhi pikërisht këtë parti, percjell Insajderi
“PS është partia që i mbron të drejtat e të gjithëve në territorin e Zvicrës, pa marrë parasysh ngjyrën, kombin, fenë apo vendin nga vijnë ata”, shprehet ai, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, Ibrahim Berisha punon si asistent menaxhimi në fushën e gastronomisë, në komisionin shkollor për çerdhet dhe shkollat fillore.